.
 
     Flete Te Verdha      News  FV           Kategorite         FV Mobile                      About US  

 

Patenta  eshte nje e drejtë ekskluzive e dhënë për një shpikje, e cila mund te jetë një produkt ose një proces, i cili sjell një menyre të re të krijimit te diçkaje, ose ofron një zgjidhje  teknike të re te problemit. 
Patenta  i siguron mbrojtje pronarit te patentës për një shpikje. Mbrojtja jepet për një periudhë të kufizuar, në përgjithësi për 20 vjet.

Çfarë mbrojtje ofron Patenta ?
Mbrojtja e patentës nenkupton  ate qe  shpikja nuk mund të tregtohet, përdoret, ose shitet pa lejen e pronarit të patentes (shpikjes). Këto të drejta për  patenta zakonisht ligjërohen ne gjykate, e cila ne shume sisteme gjyqësore, ka autoritet ligjor në ndalimin e përdorimeve të paligjshme të patentave.  Gjithsesi gjykata mund ta deklaroje nje patente te pavlefshme ne rast se kerkohet ne menyre te pakontestueshme nga nje pale e trete.

Çfare te drejtash ka pronari i një patente ?
Pronari i një patente ka te drejte te vendose se cili mund te perdore ose jo shpikjen e patentuar per periudhen ne te cilen shpikja eshte e mbrojtur. Pronari i patentes mund te jape leje ose liçence paleve te treta per te perdorur shpikjen kur nenhskruhet nje marreveshje ligjore per kete qellim.  Pronari gjithashtu mund t’ia shese te drejten e shpikjes dikujt tjeter, i cili  behet keshtu pronari i ri i patentes. Ne momentin qe patentes i mbaron afati i mbrojtjes,  shpikja behet  publike.  Kjo do te thote se,  pronari nuk ka me te drejta ekskluzive te shpikjes, e cila  mund te shfrytezohet nga te tjeret.

Pse jane te nevojshme patentat ?
Patentat nxisin individet duke iu ofruar njohje te krijimtarise se tyre dhe shperblim material per krijimet e tyre per shpikjet e tregtueshme. Keto nxitje inkurajojne novacionin, i cili tregon se cilesia  e jetes njerezore eshte ne rritje te vazhdueshme.

Çfare roli kane patentat ne jeten e perditshme ?
Shpikjet e patentuara ne fakt kane te bejne me çdo aspekt te jetes njerezore, qe nga drita elektrike (patenta e  Edisonit dhe Swanit) dhe plastika ( patente e Baekelandit), tek stilolapsat me maje ne forme topthi ( patente e  Biro-s) apo mikroproçesoret  (patenta te Intel, psh).
Te gjithe pronaret e patentave jane te detyruar, ne kembim te nje mbrojtjeje patente, te bejne publike informacione ne lidhje me  shpikjet e tyre, ne menyre qe te pasurojne njohjet teknike ne bote.
Kjo rritje e njohjes publike nxit krijimtarine e metejshme dhe novacionin tek te tjeret. Ne kete menyre, patentat sigurojne jo vetem mbrojtje per pronarin, por edhe nje informacion te vlefshem dhe frymezim per gjeneratat e ardhshme te shpikesve dhe kerkuesve.
 

Modelet e Perdorimit

 

Nepermjet modelit te perdorimit eshte e mundur te mbrohet nje zgjidhje e re teknike, qe te shkoje pertej kuadrit te aftesise profesionale dhe te aplikohet ne industri. Shpikjet, teorite shkencore, metodat matematikore, adaptimet e jashtme te thjeshta te produkteve( qe kane qellim estetik), planet, ligjet dhe metodat e ushtrimit te aktivitetit intelektual, programet e kompjuterit, treguesit e informacionit nuk konsiderohen nje zgjidhje teknike. Mbrojtja nuk mund te jepet per zgjidhje teknike qe bien ndesh me rendin publik, vecanerisht per parimet morale te njerezimit, si dhe per parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kafsheve dhe njerezve, varietetet e bimeve dhe kafsheve si dhe riprodhimin biologjik te materialeve dhe proçeset e prodhimit ose aktivitetet e punes. Subjekte te cilat mund te mbrohen me patente te nje modeli perdorimi jane  te njejtat me patentat e shpikjeve, vetem ne te kundert nga patenta, me model  perdorimi eshte e pamundur te mbrohet riprodhimi i materialit biologjik si dhe çdo lloj “proçesi”.
Modelet e perdorimit regjistrohen ne baze te te ashtuquajturit parim i regjistrimit, ku zyra regjistron  modelin respektiv ne regjister pa ekzaminim te kritereve te risise  dhe nivelit krijues, psh nese duhet mbrojtur apo jo. Kjo eshte  arritja kryesore qe i dallon modelet e perdorimit nga sistemi i patentave. Meqe regjistrimi i nje modeli perdorimi ne Zyre, i jep mundesi te rrise mbrojtjen, efektet e te cilit korrespondojne plotesisht me ate te patentes, modeli i perdorimit siguron mundesi te kerkoje mbrojtje per nje zgjidhje duke qene te afte per regjistrim ne nje rruge me te shpejte se ajo e patentes. Kjo eshte veçanerisht e rendesishme per objektet qe jane ne kohe per tu future ne treg, nderkohe qe ne rast te nje procedure relativisht te gjate per dhenien e patentes ato do te mbesnin pa mbrojtje.
Pa aprovimin e pronarit te modelit te perdorimit, askush nuk mund te prodhoje, apo te fuse ne treg zgjidhjen teknike te mbrojtur .Identik si ne rastin e nje pronari patente, pronari i nje modeli perdorimi autorizohet te perballoje aprovimin per perdorimin e modelit te perdorimit respektiv (liçence) tek persona te tjera os ete transferoje modelin e perdorimit ne to.

 

 Info Regjistrime :

Me Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr.135 date 22.03.1993 u vendos krijimi i Zyres se Patentave ne vartesi te Komitetit te Shkences dhe Teknologjise per regjistrimin dhe mbrojtjen e patentave, markave tregtare dhe dizenjove industriale.

 

Ne 27.04.1994 u aprovua Ligji Nr. 7819 “Per Pronesine Industriale”, objekti i te cilit ishte te siguronte dhenien dhe mbrojtjen e te drejtave te Pronesise Industriale per keto objekte:

Shpikjet dhe modelet e perdorimit

Markat tregtare dhe te sherbimit

Dizenjot industriale

Emertimet e origjines

 Kerko Trademark   janar-mars 2007

 Kerko Trademark   viti 2006

 Kerko Trademark   viti 2005

 Kerko Trademark   viti 2004

 Kerko Patenta   janar-mars 2007

 Kerko Patenta   viti 2006

 Kerko Patenta   viti 2005

 Kerko Patenta   viti 2004

 C'fare eshte Patenta

 Patenta Europiane

 

 

  | Flete Te Verdha Te Shqiperise | Albanian Yellow Pages | Copyright 1997-2007 | Tel +355 4 266023 | Customer Portal |                                                                       Welcome to ALBANIAN YELLOW PAGES, the Albanian business directory.

                                          Search for information (address, telephone/fax No., e-mail) on a supplier or service provider in Albania.

                                  

             | Albanian Hotels | Albanian White Pages| Albanian Map Directory | Travel in Albania | Home Page | InternationalDirectories|

        |Albanian Superpages| Albanian Pages| Albanian Telephonebook| Albanian Business DirectoryTrademark Flete te Verdha |