Guida per  Qytetarin

  Kategoria > Shendet dhe Mirqenje > Argumentat Relative > :

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  | Flete Te Verdha Te Shqiperise | Albanian Yellow Pages | Copyright 1997-2008 | Tel +355 4 266023 | Fax +355 4 239523 | Customer Portal |                                                                       Welcome to ALBANIAN YELLOW PAGES, the Albanian business directory. ( Fletet e Verdha)

                                          Search for information (address, telephone/fax No., e-mail) on a supplier or service provider in Albania.

              

                  | Albanian Hotels | Albanian White Pages| Albanian Map Directory | Travel in Albania | Home Page | InternationalDirectories|

                             |Albanian Superpages| Albanian Pages| Albanian Telephonebook| Albanian Business DirectoryTrademark Flete te Verdha |

                 

 

 

 

 

Ilacet e ndihmes se pare qe eshte e nevojshme te mbajme ne shtepi nese femija semuret nuk jane shume dhe veprimi i tyre duhet te jete i adresuar tek sintomat dhe jo mbi shkakun e e semundjes. Kjo sepse nese, duhet nje kure specifike do te jete mjeku pediater qe do ta vendosi.

Pra lind pyetja cilat ilace eshte mire te mbajme ne shtepi dhe cilat duhet te perdoren me rekomandim te pediatrit?            

1. ILACE QE MUND TE PERDOREN PA REKOMANDIMIN E PEDIATRIT.
(Ilace qe veprojne mbi sintomat: mund te merren ne rast se femija  ka nje sintome shqetesuese, gjithmone ne pritje qe te vihemi ne kontakt me pediatrin).

 

* Nje ilac antipiretik (ne rast temperature): Ai me i perdoruri eshte paracetamoli. Eshte mire te mbajme ne shtepi, si nje flakon shurup apo pikash, ashtu edhe nje kuti me supozitore: kjo sepse ne rast femija ka diarree ne te njejten kohe, eshte e preferueshme qe ilaci te merret nga goja, kurse ne rast te perzierash ose  te vjelltash eshte mire qe ilaci te merret ne rruge retale apo me supozitore.


* Nje qetesues kolle: Mund ti jipet ne rast se kolla eshte e thate, e bezdiseshme dhe jep shqetesim ne gjumin e foshnjes. Duhet theksuar qe kolla gjithsesi eshte e dobishme per organizmin, i cili me ane te saj eleminon sekrecionet nga rruget e frymemarrjes.

Ne rast se kolla eshte e tipit azmatik qetesuesi i saj eshte i kunderindikuar.


* Flakon me pika per rrufen: Mund te mbajme solucion fiziollogjik per te bere lavazhe te hundes, qe eshte e indikuar sidomos ne foshnjet qe akoma nuk dine te fryejne hunden. Per femijet pak me te medhenj mund te perdoren edhe pikat vazokostritore, per nje periudhe jo me shume se 4-5 dite dhe te perdoren vetem ne faze akute sepse "lirojne" hunden dhe, nese i jipen femijes para gjumin e favorizojne ate pozitivisht.


* Nje  ilac kuder te vjelltave: E vjellura eshte nje sintome qe shoqeron semundje te ndryshme. Zakonisht e vjellura kalon ne menyre spontane por, nese nuk kalon dhenia e nje doze Domperidone (ilaci me me pak efekte anesore) mund te jete ne ndihme.

 

Ky material eshte pronesi e Famacise Babamusta  http://www.harmaciababamusta.com

 

 Urdheri i farmacisteve